Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U betua të bëhej shtylla e shtëpisë pas vdekjes së të atit, rrëfehet burrnesha e vetme e Kelmendit: S’ jam penduar për ...

Postuar: 20/07/2019 - 21:09

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në Lëpushë, aty ku u betua të bëhej shtylla e shtëpisë.Dikur shumë vajza bënin betimin e Burrneshës, kur kullat e tyre nuk kishin më meshkuj. E vetmja mënyrë që dera të mbetej hapur ishte Betimi i Virgjëreshës së përjetshme.

Po për Gjystinën apo Dunin siç e thërret e gjithë malësia, vendimi për tu bërë burrneshë në moshën 23 vjeçare erdhi për arsye të tjera.

“Na vdiq babai, me la vajzë, nëna mbeti vetëm dhe fëmijët duhet të rriteshin, vendosa të bëhesha burrneshë”, është shprehur Gjystina Grishaj.

E megjithatë të vishej, të sillej dhe të jetonte si një burrë nuk ishte e lehtë. I duhej të bindte fillimisht veten dhe më pas të tjerët se do ja dilte të jetonte si një burrneshë, e të mbante mbi shpinë të gjitha hallet e shtëpisë.

“Punë, punë, punë për shtëpinë, për nipëra”, ka shtuar ajo.

Pas kaq vitesh kur kohërat kanë ndryshuar dhe bashke me të mentaliteti i shoqërisë shqiptare, a është bërë pishman burrnesha e Lepushës për vendimin e marrë?

“Jo jo, kurrë nuk jam bërë pishman, kam qenë e vendosur e ashtu vazhdoj te jem”, ka thënë Gjystina.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Për shkak të terrenit malor, mësohet se ka patur vështirësi nga forcat zjarrfikëse për izolimin e vatrës së zjarrit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes

Postuar: 23/08/2019 - 20:19

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e c

Postuar: 23/08/2019 - 19:39

Shumë vatra zjarri janë regjistruar në territorin shqiptar në këto ditë të nxehta, duke shkaktuar

Postuar: 23/08/2019 - 18:15

Tetë afganë janë ndaluar nga policia kufitare në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme

Postuar: 23/08/2019 - 18:03

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të sht

Postuar: 23/08/2019 - 17:48

Një 26-vjeçar, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me n