BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Aktualitet

U dënua në Angli me 10 vite burg për trafik kokaine me vlere 11 mln euro, Apeli i GJKKO sekuestron pasurinë e Emiljano Shegës

U dënua në Angli me 10 vite burg për trafik kokaine me vlere 11

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në pronësi të Emiljano Shegës, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar kokaine në Britaninë e Madhe. Trupa gjykuese vendosi që 5 kullotat me sipërfaqe totale 34.276, 7 m2 (afërsisht 34 ha) dhe 1 apartament me sipërfaqe 130 m2 t’i kalojnë në pronësi shtetit. Vendimi i mor nga gjyqtarët Nertina Kosova, Engert Pëllumbi dhe Saida Dollani. Këto prona ai i kishte regjistruar në bashkëpronësi me shtetasit E.K., R.K., M.K. dhe G.H. Pasuria e plotë është: pasuri e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 130 m2, në pronësi të shtetasit E.Sh.; pasuri e llojit ‘Kullotë’, me sipërfaqe 5667 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.; pasuria e llojit ‘Kullotë’, me sipërfaqe 3782,6 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.; pasuri e llojit ‘Kullotë’, me sipërfaqe 498,8 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.; pasuri e llojit ‘Kullotë’, me sipërfaqe 17328,3 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K. dhe pasuria e llojit ‘Kullotë’, me sipërfaqe 7000 m2, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K. Shega u arrestua 10 vite më parë nga autoritetet britanike për trafikun e një sasie kokaine me vlerë 10 milionë paund (11, 444 milionë euro). Shega u dënua me 10 vite burg pasi e kishte fshehur drogën në parketin e dyshemesë duke e mbuluar me qilima dhe duke i vendosur sipër një 1 divan për t’i shpëtuar dyshimeve të policisë. Në 14 shkurt 2020, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi Emiljano Shengës formularin e deklarimit të pasurisë.