BREAKING NEWS

Mblidhet sërish Task Forca, Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar për 8 rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri

Mblidhet sërish Task Forca, Ministria e Shëndetësisë del me
x

Aktualitet

U dhunua në Tiranë/ Ja kush është biznesmeni, pronar i “fast-food-it” të njohur dhe anëtar i Dhomës Amerikane

U dhunua në Tiranë/ Ja kush është biznesmeni, pronar i

Biznesmeni Andrea Zoga është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, në zonën e Komunës së Parisit, ku katër persona i kanë zënë pritë me një makinë tip ‘Golf’.

Zoga rezulton se ka nën administrim ‘fast food’-in e njohur në kryeqytet me emrin ‘Big Bite’. Ky aktivitet është themeluar që në vitin 2006-të dhe është i shpërndarë në disa pika të Tiranës. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Andrea Zoga hodhi dyshime se sulmi lidhet me një konflikt që ka vëllai i tij, por me të cilin nuk ka kontakte prej kohësh.

“Unë nuk kam asnjë konflikt personal. Përpara disa kohësh më erdhën në biznesin tim disa persona dhe më kërkuan që të flisnin për këtë çështje. Unë i thashë se nuk kam kontakte me vëllain dhe i kërkova të më linin të qetë. I kam denoncuar në polici dhe prokurori. Herën e parë më kërcënuan me jetën e familjes”, deklaroi Zoga.

I dhunuari tregon se kamerat e sigurisë të një banke të nivelit të dytë kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe kërkoi nga autoritetet që të arrestojnë sa më shpejtë autorët, pasi nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të largohet nga Shqipëria.