Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

U ekzekutua dje me automatik në Tiranë, ja kush është 71-vjeçari që mbeti i vdekur në vend (FOTO)

U ekzekutua dje me automatik në Tiranë, ja kush është

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Tiranën. Një 71-vjeçar u ekzekutua me automatik pasditen e djeshme, teksa po qëndronte pranë makinës së tij në Fushë-Prezë, në kryqëzimin që të çon drejt Aeroportit “Nënë Tereza”.

Viktima është 71-vjeçari Abdulla Budlla, banues në fshatin Ahmetaq të Tiranës, i cili punonte si taksist, ndonëse i palicencuar.

U ekzekutua dje me automatik në Tiranë, ja kush është

Nisur nga dëshmitë e para që janë marrë nga Policia pranë vendit të ngjarjes, i moshuari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje, që më pas është “zhdukur” me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Në Fushë Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit, një shtetas 71 vjeç është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës, i cili ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor që vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje. Viktima quhet Abdulla Budlla, 71 vjeç, nga fshati Ahmetaq, Njësia Prezë. Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima, por vetë ai është gjetur i vrarë jashtë mjetit“, thanë dje burime nga Policia.