Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

U gjet e vdekur në banesën e saj në Laprakë, del autopsia e 67-vjeçares, policia bën veprimin e menjëhershëm

U gjet e vdekur në banesën e saj në Laprakë, del autopsia e

Ka dalë autopsia e 67-vjeçares Veronika Ramadani e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Laprakë, Sipas ekspertizës mjeko-ligjore e moshuara ka vdekur për shkaqe natyrale.

Pas daljes së autopsisë, policia ka liruar edhe djalin e saj, Julian Zisi, i ndaluar menjëherë pasi nëna u gjet e pajetë në banesë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.