Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U gjet i pajetë nga kalimtarët, identifikohet viktima në Fier

Postuar: 15/04/2019 - 17:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “1 Maj” në qytetin e Fierit. Në orët e paradites, disa kalimtarë kanë vënë re një trup të pajetë në afërsi të morgut të Spitalit të Fierit.

Policia sqaroi se trupi i seksit mashkull fillimisht nuk ish mundur të identifikohej, për shkak se nuk kishte asnjë dokument me vete.

“Trupi i pajetë i seksit mashkull është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të Spitalit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Ndërkohë, pasi është bërë njoftimi publik, kanë qenë familjarët ata që kanë shkuar për t’u interesuar nga ku u bë edhe identifikimi.

Viktima është identifikuar nga Policia dhe mësohet se është Hajdar Hazizi, 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen. I moshuari, sipas familjarëve, ka qenë në shtëpi në mëngjes dhe ka dalë për të pirë kafenë e përditshme me shokët. Vonesa e tij nuk është vënë re dhe askush nuk është interesuar, derisa Policia bëri njoftimin për të afërmit e kufomës.

Në orët e pasdites, pasi iu bë autopsia, familjarët u lejuan që ta tërheqin trupin. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pasur atak kardiak.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 23:29

Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin "Panorma" në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë

Postuar: 18/08/2019 - 23:25

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një shqiptar 43-vjeçar i ka marrë jetën ish-b

Postuar: 18/08/2019 - 23:13

Një autobus është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe si

Postuar: 18/08/2019 - 22:55

Në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë në Porto Palermo, ku u konfliktuan 5 turistët spanj

Postuar: 18/08/2019 - 21:40

Moti do të vijojë që të jetë i kthjellët edhe në ditët në vijim, duke iu larguar temperaturave ek

Postuar: 18/08/2019 - 21:10

Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi ka reaguar pasi kryeministri Rama bëri një postim duke e

Postuar: 18/08/2019 - 20:59

 Policia gjermane po nxjerr detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha natën 13 gus