Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U gjetën të vdekur brenda ‘arkivolit të hekurt’ në Angli, publikohen emrat e 39 viktimave

Postuar: 08/11/2019 - 19:47

Policia britanike ka publikuar emrat e të 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vdekur në një kamion frigorifer, muajin e kaluar në një port në Angli.

Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave. Trupat e tyre u gjetën më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith.

Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.

Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.

Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra. Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior.

Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave. Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.

Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje. Procedimet e ekstradimit kanë filluar edhe kundër 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili është arrestuar në Dublin, me një urdhër-arrest evropian.

Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes, nën dyshimet për vrasje dhe trafikim të njerëzve. Në dy provinca të Vietnamit janë bërë po ashtu 11 arrestime në lidhje me vdekjet./REL

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:04

Falë një operacioni të strukturuar mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë mëngjesin e djeshëm u arrestua një 32-vjeçare e dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Momenti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 mbrëmë vonë në Amiens ka

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Forcat xhenier kanë mbërritur tek Sheshi Skënderbej me robot dhe bllokues valësh për të bërë të m

Postuar: 22/11/2019 - 12:30

Policia franceze ka goditur një grup të trafikimit të kokainës dhe heroinës, që furnizonte tregun

Postuar: 22/11/2019 - 12:20

Ashtu siç pati paralajmëruar më 15 Nëntor, Presidenti Ilir Meta ka paditur në prokurori kreun e K

Postuar: 22/11/2019 - 12:15

Një çantë e braktisur në zonën e Sheshit Skëndërbej ka alarmuar sot kalimtarët e rastit, të cilët