BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“U habita kur ma sollën”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Është një incident që do na hapë probleme!

“U habita kur ma sollën”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e

Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi mbrëmjen e djeshme incidentin e tifozëve të ndodhur në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, në stadiumin “Air Albania”.

 Hoxha u shpreh në emisionin ‘Scaner’, se ishin 3 arsye që sollën këtë incident, duke filluar nga kontrollet që sipas tij ishin larg dhe jo në vend me ndriçim, shërbimi i brendshëm, ku u lejua të shërbehej uji me shishe plastike dhe e fundit tifozët polakë, të cilët janë problematikë. Ai tha gjithashtu se shishet në drejtim të lojtarëve polakë nuk u hodhën nga tifo-grupi “Plisat”, ashtu siç u përfol.

“Në pjesën e tribunës, ku ishin vendosur tifozët polakë, ishin dëmtuar më shumë se 15 stola. Unë dje pashë që stolat fluturonin mbi kokat e tifozëve shqiptarë. Nëse do e krahasoj dëmin me dëmin në Partizani-Tirana, nuk krahasohet. Në derbi u dëmtuan 180 stola.

Stadiumi jonë, është shumë i mirë, por problemi i këtij stadium, është faktori njerëzor. Dje kam hyrë në stadium si tifoz i thjeshtë. Tre janë arsyet që sollën këtë incident të tifozëve. Pikat e kontrollit, kanë qenë të vendosura në distancë nga stadiumi, por janë vendosur në vende që nuk kishte ndriçimin e duhur. Vendi ku janë pikat e kontrollit, duhet të jetë i ndriçuar. Në momentin që futesh në stadium. Brenda në stadium ka disa pika shërbimi për tifozët. Edhe aty nuk lejohej shishe plastike. Shërbehet me gota plastike.

Si u futën shishet në stadium?! Shishet janë lejuar të futen nga kompania e ujit. Në një moment, nuk po përballohej dot fluksi dhe u dha ujë me shishe. Kompania ka bërë një gabim shumë të madh, duke lënë që tifozët të merrnin shishe uji. Gota plastike edhe sikur të hidhen, nuk dëmtojnë asnjë.

Vendosja gabim e tifozëve polakë. Janë nga tifozët më problematikë në botë. Janë shumë të dhunshëm dhe të organizuar mirë. Janë shumë problematikë dhe të papërballueshëm. Vendosja lart është një gabim. Kanë goditur me stola.

Plisat nuk kanë pasur shishe uji aty, por vetëm gota birre. Pjesa më e madhe e shisheve kanë ardhur në tribunë jugore ku festuan lojtarët polakë dhe nga kati i dytë në stadium, aty ku ishin një pjesë e tifozëve, që në të kaluarën na kanë sjellë edhe problem. Është një incident që do na hapë probleme. Nuk kanë qenë shkaktarë Plisat për atë incident. Ne nuk mundemi t’i edukojmë tifozët, por mund t’ua heqim nga dora.

Ne nuk po kërkojmë t’i heqim armët shqiptarëve, sepse nuk e bëjmë dot, por në një stadium t’i ndalim akte të tilla. Ne nuk vlerësuam sa të rrezikshëm janë tifozët polakë. Unë jam dakord që aty ka një përgjegjësi, por në jemi pas faktit se ngjarja ndodhi, provat janë shishet. Unë piva ujë me gotë, por me shishe, u habita kur ma sollën me shishe. Ne tani presim masën e dënimit, por Federata duhet të nxjerrën mësime nga kjo.

Personat që bënë ato akte dje, janë filmuar dhe të mbajnë përgjegjësi penale për ato. Kompania duhet ët mbajë përgjegjësi për ato shishe që futi.”, u shpreh Hoxha.

Më të lexuarat