Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U kërkonte pensionin dhe i dhunonte, prindërit padisin djalin

Postuar: 13/09/2017 - 16:13

Dhuna e vazhdueshme nga djali i tyre ka bërë që prindrit e tij, një çift të moshuarish ta denoncojnë për dhunë psikologjike dhe fizike që ka ushtruar ndaj tyre.

 Por mesa duket dhuna ka qënë akti më i fundit që djali u ka bërë prindërve të tij. Nga hetimi dhe gjykimi i rastit u zbulua se djali i dhunonte prindërit pasi këta të fundit i kërkonin lekët e pensionit të tyre.

Duke qenë se të moshuarit ishin dhe invalidë, kishin autorizuar djalin e tyre që t’u tërhiqte pensionet. Por i biri pasi merrte lekët i prishte dhe nuk i sillte në shtëpi asnjë lekë. Përveç kësaj ai kishte shitur edhe një pjesë të mirë të orendive shtëpiake. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur prindërit i kërkonin lekët e pensionit, i biri fillonte dhunën fizike ndaj tyre.

“Edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, për arsye se kur i kërkoja lekët e pensionit, ai më qëllonte me grushte, më përplaste për muri, m’ i vinte thonjtë në fyt dhe më kërkonte edhe lekë të tjera”, ka rrëfyer babai i dhunuar. Gjykata e dënoi djalin e çiftit të të moshuarve me një vit burg, por pas një viti askush nuk e di se si do të vijojnë marrëdhëniet e prindërve me djalin, i cili do të ketë mbi supe edhe eksperiencën e burgut./tch

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:27

Një person është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune rreth  orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh. Shtetasi O.

Postuar: 23/06/2018 - 23:09

Korca ka regjistruar disa ngjarje të rënda brenda kësaj të shtunë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:31

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” m

Postuar: 23/06/2018 - 21:02

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip &qu

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Pas përmbytjes së Biblotekës Kombëtare, gazetarja e kulturës Violeta Murati ka bërë publik sot nj

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku ndodhej një nga tre shqiptarët e arratisur nga bu

Postuar: 23/06/2018 - 20:22

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët janë mbledhur sërish, për të protestuar kundër shembjes së &l