Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U kapën më 1.5 ton drogë në Velipojë, “arrest me burg” për 6 të arrestuarit

Postuar: 14/11/2017 - 16:12

“Arrest me burg” është masa e vendosur nga gjykata e Shkodrës për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Viluni beach" ku pak ditë më parë u sekuestruan 1.5 ton drogë.

Në arrest me burg janë lënë Sokol Ujka, Enriko Zyle, Arbër Bozhanaj, Gerti Danaj, Dervish Gjolekaj, Fatjon  Merko.

Ndërsa sot u arrestua Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë. Droga u bllokua më 11 nëntor 2017.  Enriko Zyle, ishte oficer policie në pranë drejtorisë së emigracionit dhe kufirit, i cili në momentin që është pikasur nga kolegët e tij ka tentuar të largohet me shpejtësi por më pas është arrestuar.

Ai dyshihet se dilte garant ndaj trafikanteve, gjithashtu nga një dëshmi mësohet se polici ka paguar hotelin në  Velipojë plot 500 euro.

Hoteli në pronësi të Petrit Vuksanit që jeton në  Itali, administrohej nga fqinji i tij Sokol  Ujkaj edhe ky i arrestuar nga policia brenda shtëpisë, ndërsa aty  kishte edhe makinën e tij tip "Merdes benz" me targë AA 388 ME. Sokol  Ujka dhe Enriko Zylo janë të vetmit që janë arrestuar në afërsi të  vendit të ngjarjes.  

Të arrestuarit janë prangosur në kuadër të operacionit "Viluni Beach".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditës e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 23-vjeçare pranë fshatit Gjormë. 

Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Postuar: 21/11/2017 - 12:16

Një i dënuar në burgun e Shën Kollit është vetëvarur ditën e sotme.

Viktima është një 20-vjeçar nga Shkodra.

Postuar: 21/11/2017 - 10:37

Eshtë pranuar ballafaqimi për të vërtetuar kërcëninmin e Ylvi Beqaj, i Besnik Musait me noteren Alda Spahiu dhe Ylvi Beqaj me shoferin e tij. 

Postuar: 21/11/2017 - 09:24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe

Postuar: 21/11/2017 - 09:09

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Postuar: 21/11/2017 - 08:00

Forca e ligjit do të veprojë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Postuar: 21/11/2017 - 07:59

Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.