Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U kapën në flagrancë duke vjedhur, arrestohen 3 shqiptarë në SHBA

Postuar: 20/02/2018 - 19:13

Një hetim gati tre mujor ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët kishin në shënjestrën e vjedhjeve pronarët e bizneseve aziatike në qarkun e Oakland.

Alban Mustafa, 32 vjeç dhe Andi Mustafa, 30, do të përballen me akuzat e vjedhjeve të pronës si dhe zotërimin e mjeteteve për realizimin e grabitjeve dhe të dhëna për “pretë” e tyre.

Të dy shqiptarët u kapën në flagrancë teksa hynin në një banesë në Farmington Hills. Por përveç tyre u arrestuar dhe një 38-vjeçar, Sotiraq Lako, gjithashtu shqiptar.

Dy të parët u dënuan me një gjobë prej 500 mijë dollarësh, ndërsa Lako me një gjobë 200 mijë dollarë.

Sipas hetuesve, viktima të grabitjeve të shqiptarëve ishin pronarët e bizneseve aziatike, që jetonin në Bloomfield, Farmington, Kantoni, Northville etj.

Dedektivët gjithashtu po hetojnë nëse shqiptarët janë të përfshirë edhe në shtëpitë e qarkut Macomb dhe Livingston.

Një sasi e madhe e artikujve të vjedhur gjatë zhvatjeve nëpër shtëpi, u gjet në banesën ku qëndronin shqiptarët.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2018 - 09:43

Ai është i bindur se ka parë UFO-t.

Postuar: 25/06/2018 - 09:29

Një i ri, banues në fshatin Lumas të Cërrikut është arrestuar për dhunë në familje.

Postuar: 25/06/2018 - 09:21

Edhe sot po dalin në dritë detaje të reja nga shuma e parave që u kap në portin e Durrësit.

Postuar: 25/06/2018 - 09:15

Pas publikimit të rezultateve të jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtu

Postuar: 25/06/2018 - 09:10

Prokurori Vate Staka është subjekti i radhës i procesit të Vettingut.

Postuar: 25/06/2018 - 08:56

Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e 23 qershorit në spitalin “Nënë Tereza”, në kryeq

Postuar: 25/06/2018 - 08:20

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shq