BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Aktualitet

U kap me 6.5 kg drogë dhe 6 mijë euro ‘cash’, 37-vjeçari shqiptar ‘çmend’ policinë greke me manovrat e tij (Detajet)

U kap me 6.5 kg drogë dhe 6 mijë euro ‘cash’,

Policia greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro.

Sipas mediave, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rreme italian.  Fillimisht u lokalizua shqiptari, i cili ishte duke transportuar nga një mjet në një mjet tjetër një kilogram droge.

Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi.

Ndërsa policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie. Nga kjo përplasje e makinave mbeti i lënduar një polic.

Në makinën ku ndodhej droga ishin tre grekët, ku njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u dërgua në paraburgim.

Më vonë policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili  dorëzoi drogën. Nga kontrolli, policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165 euro.

Ta arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.