BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

U kap para në Berat për trafik droge me Habilajt, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia, pak efektivë ishin në dijeni të operacionit

U kap para në Berat për trafik droge me Habilajt, ish-shefi i

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i arrestimit të ish-shefit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u prangos mbrëmjen e së enjtes nga Policia e Beratit dhe reparti “Shqiponja” në banesën e tij në Berat. Gjatë operacionit, Bode ndodhej në banesën e tij dykatëshe së bashku me nënën e moshuar dhe vëllain e tij invalid (të paralizuar). Me ndërhyrjen e forcave policore, ai kërkoi nga ish-kolegët 2 minuta kohë për t’u përshëndetur me familjarët e tij. Bode ishte i ndërgjegjshëm që do të arrestohej pasi ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në prill të këtij viti, i cili e dënoi me 8 vite burg për trafik droge dhe bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve. Në momentin që po largohej, e ëma e tij qau ndërsa ish-zyrtari i policisë iu përgjigj: “Qetësohu se kjo dihej tani!”. Nga ana tjetër, Bode kishte 4 ditë që sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai është dërguar në Tiranë ku do të kryhen procedurat për vuajtur dënimin e dhënë nga GJKKO.
Detaje nga operacioni, pak efektivë ishin në dijeni, frikë për dekonspirim
Për sa i përket operacionit policor të arrestimit të Sokol Bodes, mësohet se në dijeni të operacionit të dy ditëve më parë ishin pak efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit dhe repartit “Shqiponja”. Shkak ka qenë frika e dekonspirimit të mundshëm të informacionit dhe dështimit të kapjes së Bodes, pasi duke qenë banor i Beratit, mund të shfrytëzonte njohjet në autoritetet policore për t’i shpëtuar arrestimit.Bode bashkëpunëtor me Habilajt për trafik ndërkombëtar droge, dilte me ta në foto.

Në prill të këtij viti, GJKKO shpalli fajtor Boden për përfshirje në trafik narkotikësh dhe bashkëpunim me grup të strukturar kriminal. Për rrjedhojë, ai u dënua në mungesë me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Sokol Bode do të kryejë 8 vite prapa hekurave. Ai u i njohur në media teksa dilte në fotografi me vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj dhe i publikonte në Facebook në kohën kur ata akuzoheshin për trafik droge drejt Italisë. Vëllezërit Habilaj janë kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, i cili u akuzua për vite me radhë nga opozita dhe shumë media si bashkëpunëtor i Habilajve. Grupi Habilaj u kapën në vitin 2017 nga autoritetet italiane dhe në 2019 u dënuan për trafikimin e 30 ton kanabis drejt shtetit fqinj me vlerë 300 milionë euro. Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burgim nga drejtësia italiane dhe GJKKO i shtoi dhe 10 vite atij dhe nga 9 vite anëtarëve të grupit kriminal: Nazer Seitaj, Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj për të njëjtën vepër penale. Bode nuk është i vetmi zyrtar i policisë i dënuar për bashkëpunim me grupin e Habilajve. Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergj Kohila u dënua me 8 vite burg. Ai u dorëzua në polici në dhjetor 2021. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar si bashkëpunëtor i Habilajve, u dënua me Saimir Tahirin vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre” me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar në shkurt 2022. Në 25 mars të këtij viti, Çela u nxor nga burgu me argumentin se kishte kryer 2/3 e dënimit. Ish-ministri Tahiri u transferua më pas në burgun e Lushnjës ku po vuan dënimin.

Më të lexuarat