Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U kapën duke trafikuar të miturën drejt Greqisë, Gjykata e Korçës lë në burg 7 anëtarët e grupit kriminal

Postuar: 12/07/2019 - 07:33

Anëtarët e grupit kriminal të Korçës që kultivonin drogë dhe trafikonin të mitura në Greqi janë mbyllur në burg nga Gjykata e Korçës. Pak ditë më parë ky grup u godit nga Policia e Korçës dhe në pranga ranë shtatë persona. Ndërkohë, të shtatë të arrestuarit kanë dalë para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë. Të heshtur, ata nuk kanë komentuar asgjë për akuzat që rëndojnë mbi ta, as i kanë pranuar dhe as i kanë mohuar. Pasi mbrojtja dhe prokuroria paraqitën parashtrimet e tyre, Gjykata e Korçës ka vendosur që për të prangosurit të japë masën e sigurisë “Arrest me burg”. Kjo masë u kërkua nga prokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori, e cila deklaroi se ekzistojnë prova në bazë të të cilave shtatë anëtarët e grupit kriminal mund të lihen në burg.

Ngjarja

Një javë më parë uniformat blu të Korçës, në fund të operacionit “Zereci”, goditën bandën kriminale e cila u kap në tentativë për të trafikuar një vajzë të mitur. Në përfundim të operacionit, në pranga ranë , Roland Luli 33 vjeç, Çelnik Fasho, i dënuar me parë për “Vjedhje” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, Mirel Fasho, Ermal Basha, i divorcuar i dënuar më parë për vjedhje, Rezarta Mehmetllari e divorcuar, Ervin Kalari dhe Oldian Merdani. Të shtatë ata bashkëpunonin në kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Zerec të Maliqit dhe trafikimin e tyre. Por nga përgjimet e policisë, ka dalë në pah fakti se tre prej anëtarëve të grupit, më konkretisht Roland Luli, Rezarta Memetllari dhe Ermal Basha kohët e fundit kishin nisur edhe aktivitetin tjetër kriminal, atë të trafikimit të vajzave të mitura drejt Greqisë. Në momentin e përgjimit, ata po planifikonin që një vajzë të njohur me ta, ta trafikonin në shtetin grek. Skema sesi ata kishin punuar ishte mashtrimi me fejesë. Më konkretisht, vajza në fjalë ishte dashuruar me njërin prej anëtarëve të grupit, Ermal Bashën, i cili e gishte gënjyer se e dashuronte dhe i kishte premtuar fejesë. Nga ana tjetër qëndronte e vetmja anëtare femër e grupit, Rezarta Memetllari, e cila mbante lidhje me vajzën dhe fliste herë pas here me të për t’i mbushur mendjen që të afrohej edhe më shumë me Ermal Bashën dhe të pranonte të udhëtonte drejt Greqisë me të. Për këtë ishte siguruar dhe një deklaratë noteriale, ku prindërit e vajzës lejonin udhëtimin e saj drejt Greqisë, nën shoqërinë e Ermal Bashës.

 

Momenti i arrestimit

 

Tre prej anëtarëve të grupit kriminal, ata që merreshin me trafikim të miturash, u arrestuan në “Qafë-Plloçë” duke udhëtuar me makinën e tyre drejt Greqisë. Roland Luli, Rezarta Mehmetllari dhe Ermal Basha në automjet kishin edhe një vajzë të mitur me inicialet V. GJ., e cila do të trafikohej në shtetin fqinj sipas planit. Por plani i tyre u prish nga forcat e policisë. Në momentin e arrestimit, Policia e Korçës iu gjeti anëtarëve të bandës edhe një kontratë noteriale ku prindërit e të miturës e lejonin këtë të fundit të udhëtonte me ta. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe një sërë provash materiale. Roland Luli, midis të tjerash kishte me vete dhe një armë zjarri tip pistoletë TT, dy granata dore njëra offensive dhe tjetra defensive, 67 fishekë kalibri 56 mm, një thikë të ngjashme me ato që përdoren në ushtri, dy telefona dhe sendet e tjera personale. Ndërsa Rezarta Mehmetllarit i janë gjetur e sekuestruar një sasi prej 3060 eurosh.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:38

Një celulë terroriste iraniane që do të kryente sulme në Shqipëri është zbuluar nga policia shqiptare.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tregoi disa detaje.

Postuar: 23/10/2019 - 23:28

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Abdulselam Turgut është i njohur si një nga bosët e trafikut të

Postuar: 23/10/2019 - 23:11

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në muajin mars të 2018 autoritetet kishin frikë se objek

Postuar: 23/10/2019 - 22:29

Pamjet e kamerave të sigurisë në juglindje të Melburnit mund të mbajnë “çelësin” për

Postuar: 23/10/2019 - 22:12

Egon Velaj u emërua pak ditë më parë nga ministria Etilda Gjonaj si drejtor i paraburgimit në Vlo

Postuar: 23/10/2019 - 21:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë sot detaje rreth operacionit k

Postuar: 23/10/2019 - 21:41

Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta