BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Aktualitet

U ‘kapen mat’ në fermën plot me kanabis, përfundojnë në pranga n 3 shqiptarë në Angli (Zbardhen deklaratat e tyre në gjyq)

U ‘kapen mat’ në fermën plot me kanabis,

Kanë rënë në prangat e policisë britanike tre shqiptarë, të cilët punonin si “kopshtar” në një fermë, por se në fakt mbillnin kanabis. Ferma ku ata punonin ishte mbushur me kanabis, që po të shitet në treg, do të kapte vlerën prej 500 mijë paund.

Në gjykata u tha se shqiptarët janë detyruar të gjithë që të punojnë si kopshtar, pasi duhet të paguanin borxhet që kishin, pasi kanë dhënë para për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë të tre shqiptarët e rinj janë në burg në shtetin anglez.

Të dënuarit ishin duke kultivuar kanabis të klasit B. Kur u kapën, shqiptarët deklaruan se ishin sjellë në Teesside për të punuar për të shlyer borxhet që kishin në një palë të tretë. Ervis Harrari 24 vjeç u përpoq të ikë kur pikasi policinë, mirëpo u arrestua pak më vonë. Oficerët gjetën në vendngjarje 226 bimë kanabis me vlerë 63 280 deri 189 840 paund. Lënda narkotike ndahej në 4 dhoma. Avokati i Harrarit tha se Harrari e ka bërë këtë punë për të shlyer borxhe. “Harrari i detyrohej një rumuni një shumë prej 8000 paundësh dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që të siguronte paratë”, deklaroi avokati. Sipas avokatit, Harrari u përdor nga persona të tjerë për të punuar në ferma kanabisi.

Në të njëjtën ditë, oficerët gjetën edhe rrënjë të tjera hashashi. Oficerët britanikë arrestuan në flagrancë edhe Florenc Sherrin 23 vjeç Sherri para oficerëve deklaroi se kishte ikur nga Shqipëria për shkak të problemeve me pronësinë dhe kërcënimeve që i ishin bërë në vendlindje. Avokati u shpreh se Sherri ishte po ashtu viktimë, pasi ka punuar për të shlyer paratë me të cilat ka ardhur në Angli.

Një gjyqtar i quajtur Darren Preston pranoi se shqiptarët ishin sjellë nën presion në atë vend, se kishin punuar për kriminelët, dhe se iu ishte dhënë pak ose aspak zgjedhje. Harrari u dënua 16 muaj burg. Gjyqtari dënoi përfundimisht Sherrin me 13 muaj burg, duke thënë se i vinte keq që djali i ri nga Shqipëria kishte përfunduar në qeli.

Ndërsa, një i tretë i quajtur Haziz Bruci 22 vjeç u gjet po ashtu në një fermë kanabisi dhe u soll para gjykatës britanike.