BREAKING NEWS

Tani Mbretëria e Bashkuar ka frikë, një mijë vdekje, 17 mijë raste. Lancet akuzon Xhonson për "vonesë kriminale"

Tani Mbretëria e Bashkuar ka frikë, një mijë vdekje, 17
x

Sport

U konfirmua zyrtarisht se është me koronavirus, reagon ylli i Juventusit

U konfirmua zyrtarisht se është me koronavirus, reagon ylli i

Juventus njoftoi mbrëmjen e djeshme: “Futbollisti Daniele Rugani testoi pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht është asimptomatik. Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin të atyre që kanë pasur kontakte me të”.

Dhe pas disa orëve, vet lojtari italian vendosi të reagonte përmes rrjeteve sociale, duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm.

“Do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, se jam mirë. Unë i ftoj të gjithë të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë “, shkroi ai në Twitter.