Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U konsultua me të birin për të hyrë në Kuvend, deputetja e re ‘i përvishet’ analistit të njohur dhe i lë të gjitha pa fjalë: Ai djali që ju merrni nëpër gojë…

Postuar: 15/03/2019 - 12:01

Deputetja e LSI për Durrësin, Edlira Hyseni ndau me miqtë e saj lajmin se kishte pranuar mandatin duke u konsultuar edhe me djalin e saj, Kevinin, student ekselence.

Mirëpo ky fakt mesa duket është keqpërdorur në media e rrjete sociale.

Hyseni, përmes një reagimi të minutave të fundit, i është drejtuar direkt gazetarit Artur Zheji i cili mbrëmë në emisionin e tij ka ironizuar konsultën e deputetes me të birin ndërsa ka pohuar se që në seancën e parë të saj, Hyseni ka votuar pro qeverisë.

Një gjë e tillë përgënjeshtrohet nga deputetja e re e cila thotë se nuk ka votuar fare në ditën e saj të parë në Parlament pasi nuk ishte në dijeni të asnjë ligji apo materiali të rendit të ditës.

'Ai djali qe ju merrni nëpër gojë pa pikën e etikës, në anën tjetër të ekranit ka nje nënë/ gjyshër apo një zemër që e ndjek dhe është nje student i ekselencës, në një nga Universitetet më të vështira e cilësore, sic është Politekniku i Torinos, fitues i një burse për meritë, në Inxhinieri, pra më shume punë e studim, me djersën e tij. Une jam konsultuar dhe do vazhdoj të konsultohem me të, pasi ai dhe brezi i tij, kanë nevoje për një shpresë e vizion të bukur e të paster të së ardhmes, që mund ta bej të kthehet në atdhe pranë nenës së tij mbas shkollimit' shkruan Hyseni.

REAGIMI I PLOTË I EDLIRA HYSENIT:

Eshte perdorur e keqperdorur ne rrjete sociale/media dhe komentuar nga kush pelqen te jetoj me mllefe o urrejtje dhe ndaj dikujt qe nuk njeh e asgje nuk din,, nje konsultim me tim bir per ceshtjen e mandatit te cilen e ndava me te njohurit e mij ne fb. Nuk kisha ndermend te reagoj gjer mbreme kur ky moment u perdor politikisht nga gazetari Zheji ne emisionin e tij, ku pervec batutave aq larg profesionalizmit dhe qytetarise qe ne presim nga mediat serioze, u thane te paverteta qesharake..sikur une paskam votuar pro qeverise, pa mberritur mire ne parlament. Meqe eshte bere ves ne kete shoqeri te paraqiten permbys argumentet dhe une po e nis permbys..

Se dyti.. Ne diten time te pare ne Parlament nuk kam votuar, per arsye se nuk kisha dijeni per asnje ligj e material te rendit dites dhe per kedo qe me njeh mua nga Keshilli Bashkiak Durres, e din shume mire qe nese nuk lexoj dhe krijoj nje opinion te argumentuar mbi cdo projekt kam perpara, nuk kam ngritur kurre kartonin e miratimit, tashme per 4 vjet angazhim ne politiken lokale, ku kam bere nje opozite ne Keshill sa Pd dhe Lsi marre se bashku. Flas per ata qe me njohin dhe jo keta qe hamendesojne ..

Se pari..ai djali qe ju merrni neper goje pa piken e etikes, ne anen tjeter te ekranit ka nje nene/ gjysher apo nje zemer qe e ndjek dhe eshte nje student i ekselences, ne nje nga Universitetet me te veshtira e cilesore, sic eshte Politekniku i Torinos, fitues i nje burse per merite, ne Inxhinieri, pra me shume pune e studim, me djersen e tij. Une jam konsultuar dhe do vazhdoj te konsultohem me te, pasi ai dhe brezi i tij, kane nevoje per nje shprese e vizion te bukur e te paster te se ardhmes, qe mund ta bej te kthehet ne atdhe prane nenes se tij mbas shkollimit. Nese dikush do kishte cilesine e notave te tij, do e degjoja dhe respektoja me perulesi, por keqdashjen dhe ligesin gratuite nuk e toleroj as si nene, as si qytetare e vendit tim e as si deputete e re!

Per te gjitha keto me siper une ndjej se kam nje motiv me teper per te shkuar ne Kuvend dhe per te luftuar per nje shoqeri me te mire!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 22:40

 Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion. Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: Ke pi nndonjë gotë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:47

 Gazetari dhe analisti Mentoi Kikia tha në "360 gradë" se Presidenti Ilir Meta mun

Postuar: 21/03/2019 - 21:37

 Ne media po qarkullon një lajm se Rama dhe Basha janë takuar në Vienë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:12

Një automjet tip benz është djegur në zonën e Kakarriqit në Balldren, Lezhë.

Postuar: 21/03/2019 - 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër.

Postuar: 21/03/2019 - 20:19

Ralf Gjoni u betua sot në Kuvendin e Shqipërisë pas pranimit të mandatit të deputetit, i cili u s

Postuar: 21/03/2019 - 19:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Velipojë.