
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

U “kryqëzua” për videon erotike, reagon për herë të parë Karamuço: Po afron “Metamorfoza 2”, prandaj dora e fshehtë e krimit po më vë në pozitë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar për herë të parë pas kritikave në drejtim të tij, pasi zbuloi se në telefonat e gazetarëve dhe personazheve të tjerë qarkullonte një video erotike e një prej femrave më të njohura të “showbizit” shqiptar.
Menjëherë pas deklaratës së Karamuços, në rrjetet sociale u aludua se bëhej fjalë për një video të moderatores së njohur Luana Vjollca. Madje disa shkuan më tej duke aluduar se video kishte dalë nga telefoni i Ervis Martinajt, që ndodhet i sekuestruar në SPAK.
Reagimet nga komuniteti i gazetarëve dhe jo vetëm, ishin të menjëhershme dhe në disa raste edhe kritike ndaj kolegut të tyre Karamuço. U tha se video s’ka dalë nga SPAK, aq më tepër nga telefoni i Martinajt. Madje u tha edhe se video nuk është fare autentike por një montazh.
Lidhur me të gjithë këtë situatë kontroverse, ka reaguar vetë Karamuço. Në emisionin “Top Story” me moderatorin Grida Duma, eksperti i sigurisë e adresoi këtë temë, duke thënë se rrëmuja pas deklaratës së tij është krijuar nga “dora e fshehtë e krimit të organizuar” që mundohet ta vendosë atë në pozitë të vështirë.
Karamuço tha se teksa ka zbuluar detajin për videon që qarkullon, nuk ka përmendur as emër personazhi, e as telefonin apo burimin nga ka rrjedhur video. Spekulimi sipas tij është bërë nga ata që duan të zhvendosin vëmendjen.
Sipas tij, heqja e vëmendjes tentohet për shkak se do të dalin përgjime të tjera të aplikacionit “SKY”, që do të implikojnë personazhe edhe më të njohur, të përfshirë me botën e krimit.
“Po vjen Metamorfoza 2, prandaj po goditemi ne. Dhe përmbajtja e personazheve në Metamorfoza 2 do jetë edhe më e frikshme. Në Shqipëri ka një dorë të madhe të fshehtë, e përbërë nga anëtarë të krimit të organizuar. Që kur ne flasim për “SKY” ata duan që të zhvendosin vëmendjen. Kur unë flas për këtë fenomen, pa përmendur as emra, as lidhje, kjo dorë e fshehtë inskenon diçka duke më vënë në pozitë të vështirë mua.
Ju montojnë video dhe thonë ja, ky është ai që nuk është më i besueshëm. Është ai që vërtet gënjen, mashtron. Denigrojnë figura që flasin. Nuk duhet absolutisht që ne të merremi me gjëra të vogla që nuk i përkasin kësaj vëmendjej. Kjo dorë e fshehtë e ka më të lehtë të nxjerrë gjëra për konsum me të vegjlit, dhe e ka shumë më të vështirë me gjykatësit e prokurorët. Është keqpërdorur dhe unë e drejtoj gishtin te kjo dora e fshehtë e krimit të organizuar”, tha ndër të tjera Karamuço.
Më të lexuarat


Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

Samiti i Brukselit. VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Shirat e dendur dhe era e fortë thyen pemët në Librazhd, raportohen dëme në disa biznese

Dita e Pavarësisë, aktivisti i njohur del me thirrjen urgjente nga Anglia: Duam tekste të mësojmë shqipen

Vuajti dënimin politik, dëshmitari shokon me deklaratën e fortë: Në burgun e Tërbufit të burgosurit i varrosnin për së gjalli

VOA: Gjuha e urrejtjes po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale në Shqipëri

Vodhën me maska nën kërcënimin e armës, pronarja argjendarisë zbardh detajet e bujshme: Morën 1 kilogram flori, njëri fliste në dialekt jugor ndërsa...

“Policia Rrugore është lënë rrugëve”, eksperti i sigurisë bën thirrjen e fortë: Të jepen paratë për orët që punojnë shtesë

Grabitën argjendarinë nën kërcënimin e armës, zbardhen detajet e bujshme: Përdorën targa të falsifikuara, dyshohet se autorët janë larguar drejt...

Fshehën drogën brenda pajisjes elektroshtëpiake, e pësojnë keq dy shqiptar, ja çfarë iu gjeti policia në banesë
