BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Aktualitet

U kthye në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Muhamed Veliu tregon si u plagos Floresha Rasha: E goditi snajperi, ka dy plagë shumë të mëdha në...

U kthye në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj,

Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar se si është gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shqipëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. Veliu tha në “Open”, se Rasha është plagosur në këmbë, nga një snajper.

Gazetari u shpreh se Rasha është gjendur në mes të dy palëve në luftë dhe ka marrë plumbat. Edhe sot, sipas Veliut, ajo ka dy plagë shumë të mëdha në këmbë, por që në Shqipëri, do t’i nënshtrohet një trajtimi më të mirë mjekësor.

“Ajo është plagosur nga një snajper. Ka qenë mes dy palëve në mes të një lufte dhe ka marrë oplumbat. Ka dy plagë të mëdha në këmbë dhe është në gjendje të keqe, edhe pse kanë kaluar dy vite, që nga plagosja e ndodhur. Këtu në Shqipëri, Floresha do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,”- tha Veliu.