SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
U kthye pa zemër nga Spanja, motra e Saimir Sulës akuza të forta para ministrisë së Drejtësisë: Rama e Sanchez kanë rënë dakord, më dhanë një zemër derri e s'bëjnë ADN
Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2023
Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të kërkuar ADN-në për zemrën që autoritetet spanjolle pretendojnë se është e Saimir Sulës, të riut shqiptar që u soll pa organin jetësor në Shqioëri, gjatë kohës së pandemisë.
Para mediave, Sula u bën thirrje ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama që t'i bëjnë ADN-në zemrës që pretendojnë se është e Sulës. Majlinda Sula kërkon që zemra të sillet neë Shqipëri dhe që ADN-ja të bëhet edhe në vendin tonë, në institucionet publike e orivate, për të bindur familjarët. Motra e Sulës thotë se është 'përcjellë' nga institucionet shqiptare dhe i kanë bërë bllok në celularë si dhe nuk i lënë takime. Ajo shton më tej se nga kjo heshtje i lind e drejta të mendojë se mes Shqipërisë e Spanjës është bërë një marrëveshje për të arkivuar këtë çështje.
Pjesë nga fjala e Majlinda Sulës:
Pretendohet që kjo zemra e derrit e ruajtur në një spital në Barcelonë, ka qenë e sëmurë. Prendohet që ka pasur një sëmundje, ndaj thonë që është zemra e Saimirit. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Saimiri ka qenë i sëmurë, por nuk ka qenë kuruar. Por dokumentet nuk gënjejnë. Kjo zemër ka vdekur më 22 prill, kur Saimiri ka qenë gjallë dhe nuk ka qenë fare në spital. Saimir ka ndërruar jetë më 9 maj. Pas dy vitesh, ata u kujtuan, autoritetet spanjolle që u kapën në shkelje, për trafik organesh dhe thanë ua ja ku e keni zemrën këtu. Kjo është një lojë për të arshivuar rastin dhe kjo gjë ndodhi. E arshivuan në qershor, ne e kemi hedhur në apel. Presim që Apeli të na e rikthejë dhe të na bëjë ADN-në. Zoti Manja këtu nuk na jep asnjë lloj shpjegimi, asnjëherë nuk ka përgjigjet. Duam që zemra të vijë në Shqipëri dhe ta bëjmë ADN-në këtu sepse duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra e u trafikua, logjikisht mund edhge të falsifikohet AND-ja. Ku është zemra e Saimirt? Nuk ka investigim, nuk ka asnjë marrje në pyetje, asgjë. Manja u kërkon autoriteteve spanjolle që të bëhet AND-ja atje, nuk është kjo gjë ajo që duhet. Le të bëhet atje, por të vijë të bëhet dhe këtu. Edhe në Shqipëri është hapur një hetim, kjo zonja që po heton këtu nuk e mbyll dot pa pasur ADN-në, familja do të rrijë gjithë jetën duke menduar se çfarë u bën me këtë zemër. Kur unë isha herën e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, dola shumë e kënaqur. Zotëria më dëgjoi, u tregua shumë i kujdesshëm, më dëgjoi dhe më prcolli. Sa dola nga aty, më bëri bllok. Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen. Unë kam kërkuar takim me kryeministrin Edi Rama. Është e pafalshme që kryeministri hesht për 30 muaj. Tre gërma zoti Rama, A, D, N, kjo është ajo që kërkon familja. Por unë nuk do të lodhem, do të dal në çdo vend për protestë. Nga kjo heshtje mua më lind e drejta të mendoj se Shqipëria dhe Soanja kanë komunikuar, kanë rënë dakord që të mos vijohet me këtë çështje, Rama dhe Sanchez atëherë janë rënë dakort. Sepse shpjegim tjetër nuk gjej.
Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!