BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

U la në “arrest shtëpie”, këngëtarja Fjolla Morina e detyruar të jetojë në Kukës (Detajet çfarë vendosi gjykata)

U la në “arrest shtëpie”, këngëtarja Fjolla

Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me vendimin “ Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit.

Seanca nisi rreth orës 13:00 ku Morina u detyrua të rikthehej ka mbërritur për herë të dytë në Gjykatën e Kukësit, pasi gjatë seancës së parë të zhvilluar në orën 08:20 ka deklaruar se është shtatzënë dhe ka kërkuar që të lihet në arrest shtëpie.

Mësohet se në gjykatë këngëtarja e arrestuar disa ditë më parë kishte thënë se ishte shtatzënë. Në seancën e parë të mbajtur në orën 10 të paradites gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kyer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo.
Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg.
Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Në fund gjykata vendosi arreston shtëpie për këngëtaren e cila është e dëtyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje. Fjolla Morina u kap tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë me një pistoletë dhe municione në çantën e saj.

Më të lexuarat