BREAKING NEWS

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja
x
BREAKING NEWS

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të
x
BREAKING NEWS

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...
x
BREAKING NEWS

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron “tërmet” për Edi Ramën: Janë fakte skandaloze

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain
x
BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x

Aktualitet

U largua papritur nga emisioni i Eni Vasilit, këngëtari i njohur shpërthen keq ndaj Robert Aliajt: Mbetje të post komunizmit, falënderoni…

U largua papritur nga emisioni i Eni Vasilit, këngëtari i njohur

Robert Aliaj dhe këngëtari Ardit Çuni kanë debatuar ashpër në emisionin ‘OPEN’ në News24 në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion.

Në emisionin, Çuni, i cili ishte pjesë e ekipit shqiptar në “Eurovision”, tha se për fitoret në “Festivalin e Këngës” të gjithë janë kontestuar, duke përmendur edhe Rona Nishliun.

Nga ana tjetër, Robert Aliaj tha se kurrë nuk ka kritikuar Nishliun, të cilën e quajti si “diva”, ndërsa shtoi se Shqipëria pati një paraqitje jo të denjë në “Eurovisionin” që lamë pas.

Mirëpo Debati mes Robert Alijat dhe Ardit Çunit gjatë emisionit agravoi deri në ofendime, ndërsa këngëtari është larguar nga studioja.

Robert Aliaj u shpreh se është nivel i ulët të dëgjosh zhanerin “tallava”, ndërsa Ardit Çuni, deklaroi se niveli i tij përcaktohet deri në atë pikë që kur artisti del në televizion, ai ndryshon kanal.

Pas emisionit, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale i cili është ndjerë i ofenduar nga paneli të cilët gjykonin rininë, shqiptarët me fjalë të rënda. Ai i bëri një ftesë të hapur kritikëve të shkruanin një këngë ‘profesionale’ siç i quajnë ata dhe të fitojnë festivalin.

Gjithashtu ai ka prekur dhe pjesën ku u detyrua të largohej nga studioja e emisonit dhe kjo sepse sipas tij niveli i Robert Aliajt nuk afrohet me të, madje Arditi u shpreh se banaliteti i tij arrin kulmet sa që i vjen zor ta shikojë me familjen.

“Sa turp më vjen që gjendesha sonte në një panel që gjykonte rininë, që gjykonte shijet, që gjykonte tallavanë, që gjykonte Shqiptarët si popull të paedukuar, që gjykonte me fjalë banale nivelin profesional të secilit nga në. Unë nuk jam askushi të them se çfarë është më e mira apo e keqja ashtu siç nuk jam askushi të them se kush është kënga më e mirë dhe a ka një formulë për të pasur këngë profesionale. Mesa di unë dhe kam lexuar gjithçka është ndjenjë dhe emocion, e nëse kjo vjen produkti ka arritur qëllimin.

Për të gjithë kritikët e panelit ju ftoj në një sfidë publike, të bëni një këngë nga këto “profesionalet” që dini ju dhe të fioni vitin tjetër festivalin (mesa di unë e keni bërë disa herë dhe sja keni dalë as në finale të festivalit të dilni) Madje tu tregoni europës aristokracinë dhe artin tuaj sepse Shqiptarët ‘pëlqejnë vetëm muzikën tallava’. Më vjen keq që arrij të largohem nga emisioni live por niveli i Robert Aliajt nuk i shkoj dot as afër sepse fatkeqësisht mbyll TV sa herë ai del, dhe sa herë banaliteti i tij arrin kulmet sa me vjen zor ta shoh me fëmijë dhe familjen vërdallë. Di të them Robert Aliaj dhe çdo kritik tjetër që prej këtij publiku Shqiptar ‘Pa Nivel’ paguheni ende sot ndiqeni ende so, keni frymë dhe jetë akoma sot. A mund të jemi më të mirë? Po sigurisht… A mund të jemi më keq? Poo sigurisht. A ka fund e mira? Jo”.

Këngëtari e ka vazhduar deklaratën e tij duke shprehur keqardhje dhe për paragjykimet që përballet rinia sot teksa i cilësoi kritikët e panelit si “mbetje të post komunizmit” dhe i ironizoi teksa duhet ta falenderojnë atë dhe “llumin shqiptar” që falë tyre do jenë lajm dhe do tju dalë emri.

“SA KEQ NDIHEM KUR SHOH QE NJE RINI PARAGJYKOHET RENDSHEM, ME FJALET ME BANALE SEPSE NE NUK DIJME, SEPSE NE NUK BEHEMI, SEPSE NE I MARRIM APO I KEMI MARRE SHKOLLAT ME LEKE, SEPSE I KEMI MARRE KLIKIMET KOT, SEPSE I KEMI MARRE CMIMET ME MIK, SEPSE JEMI TE NDJEKUR KOT, SEPSE NE SVLEJME, SEPSE NE SJEMI VLERE, NE JEMI LLUM. Jo te dashur “mbetje te post komunizmit”, me respekt te madh per disa qe nuk bejne pjese ne kte grup e qe vine nga e njejta kohe dhe i dua pafund per artin dhe themelet qe kane vene. Por nuk mundet te jete e bukur dhe profesionale vetem ajo qe doni dhe thoni ju, sepse bota ka evoluar, emocioni ka evoluar. Ndoshta ju keni mbetur akoma me kohen qe ju thoshte xhaxhi “NE JEMI ME TE MIRET DHE SKA TJETER” Jojo ka dhe te tjere, me te mire se une, se ti, se ai dhe arti ndaj eshte i bukur sepse eshte individual, sepse ka larmishmerine e te ndryshmeve.

DHE ME KAQ E MBYLL, DHE AH PO SE HARROVA ME FALENDERONI MUA DHE POPULLIT “LLUM SHQIPTAR” SIC NA QUAJTET JU, QE SONTE DHE NE VAZHDIM DO JENI SERISH LAJM E DO JU DALE EMRI”.