
Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

U mblodhën me urgjencë gjatë natës, zbardhet vendimi i plotë i Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja si do të zëvendësohen kontrollorët dhe si do të rifillojë fluturimi ajror

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.
Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më të lexuarat


“Ah çdo na mungosh”/ Kandidon për deputete në listën e PD, Ori Nebiaj zbulon çfarë do të bëjë me gazetarinë pas 25 prillit

Pas të dhënave personale që u bënë publike/ Vihet menjëherë në lëvizje SPAK, kërkesë urgjente PS-së, zbardhet çfarë duhet të vënë në dispozicion

“Jam i surprizuar për kë votoja”/ Drini Zeqo tregon çfarë e befasoi kur pa database-in, Artan Hoxha i bën komentin EPIK: Lëri llafet, po...

Publikimi i të dhënave personale për votat që bëri xhiron në media dhe shkaktoi revoltë qytetare, reagon menjëherë Zyra e Komisionerit: Kanë nisur hetimet dhe po bëhen të gjitha verifikimet

‘Fluturon’ jashtë rruge mjeti si shkak i përplasjes së fortë në autostradë, plagosen dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital

Ndërroi jetë në sallën e lindjes 31 vjeçarja nga Fieri, flet mjeku për ngjarjen e rëndë: Ja shkaku i vdekjes

Blendi Fevziu habitet nga deklarata e Artan Hoxhës 'live' në emision, i kthehet ashpër: Turp të kesh...

Kërcet arma në Dibër/ Një i vdekur, arrestohet një nga autorët, në kërkim vëllai tjetër. Policia zbardh të dhënat zyrtare

Hetuesit dalin në përfundim, zbardhet kujt i përket arma e gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra Klodian Rasha. Zbulohet kërkesa e vrasësit

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë
