BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Aktualitet

U mblodhën sot me urgjencë në protestë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zbulon ‘surprizën’ për nesër

U mblodhën sot me urgjencë në protestë, Aleanca për

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi sot pasdite një protestë në Durrës e më pas në Tiranë.

Ajo në kryeqytet ishte një protestë e paparashikuar tha Mirela Karabina, pjesë e Aleancës.

“Kemi nisur një lëvizje nëpër qytete dhe sot ishim në Durrës, por u takuam edhe në Tiranë pasi ne kërkojmë që të mos nisin punimet te sheshi i Teatrit Kombëtar dhe sot në mëngjes kanë nisur punimet. Nuk na është dhënë informacion pranë Bashkisë Tiranë dhe na kanë thënë që nuk janë punonjësit tanë ata që po bëjnë piketimet, por të bashkisë ishin. Ne i kërkojmë SPAK-ut të ndërhyjë për të ndaluar punimet.Të hënën do të bëjmë kallëzime të tjera në SPAK. Fajtorë për këtë krim janë Edi Rama, që duhet të japë dorëheqjen;, Erion Veliaj, këshilltarët e Këshillit Bashkiak dhe inxhinierët e IKMT-së”, shtoi Karabina.

Ditën e nesërme, Aleanca ka njoftuar protestë në qytetin e Shkodrës.

Më të lexuarat