Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U mori jetën dy pilotëve shqiptarë, Eorocopter "urdhër" të gjitha vendeve: Ndalohet rreptësisht fluturimi me EC 145

     U mori jetën dy pilotëve shqiptarë, Eorocopter "urdhër" të gjitha vendeve: Ndalohet rreptësisht fluturimi me EC 145

Postuar: 12/04/2016 - 17:05

Pas rrëzimit të helikopterit ushtarak EC 145, helikopterit të dytë Eurocopter, që është në dispozicion të Forcave të Armatosura i është ndaluar që të fluturojë.

Kompania franceze ka kërkuar nga të gjitha vendet që të mos e përdorin për fluturime helikopterë të të njëjtit model si ai që u rrëzua, deri sa të zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik.

Njoftimi është dhënë që ditën që ndodhi aksidenti, dhe u është dërguar të gjitha vendeve, ku “Eurocopter” ka shitur atë model helikopteri.

Helikopteri EC 145 i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës, duhet të përdorej nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar përdorej prej 6 muajsh.

Ndërkohë, kutia e zezë e helikopterit të rrëzuar është dërguar në Gjermani për t’u analizuar, pasi ka pësuar dëmtime pas përplasjes në liqen.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.