Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U paguan për të parë një ndeshje futbolli/ Prokuroria ‘fundos’ tre gjyqtarët e njohur dhe dy biznesmenët, ja sa vite burg kërkohet

Postuar: 11/09/2019 - 14:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 9.6 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit të akuzuar për korrupsion. 
 
Bëhet fjalë për gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri. Në rast dënimi do aplikohet ulja e dënimit me 1/3 sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik.
 
Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg.
 
Akuza për korrupsion - Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.
 
Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.
 
Si prova, Prokuroria radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.
 
Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 23:27

Një njoftim për shkëndijë elektrike në bodrumin e Presidencës ka vënë në lëvizje forcat zjarrfikëse të kryeqytetit.Mësohet se Garda e Republikës ka kërkuar praninë e zjarrfikësve si masë paraprake, për të parandaluar

Postuar: 16/09/2019 - 22:05

 Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Postuar: 16/09/2019 - 21:17

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në vendin e quajtur Kuc.

Postuar: 16/09/2019 - 21:07

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Postuar: 16/09/2019 - 19:58

Një darkë familjare u shndërrua në një sherr me fjalë e më pas me thika, çka u desh ndërhyrja e k

Postuar: 16/09/2019 - 19:45

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në Latina, duke arrestuar gjithsej