Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U përdhunua nga babai monstër, e ëma 18-vjeçares i del në krah burrit dhe mohon të bijën: Mbajeni vajzën, dua florinjtë!

Postuar: 11/07/2019 - 21:10

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.

Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 08:22

Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet. Makina që drejtohej nga një 18-vjeçar ka përplasur një 14-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjeti.

Njoftimi i Policisë:

Postuar: 18/07/2019 - 07:37

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar dje një operacio

Postuar: 18/07/2019 - 07:17

Dita e sotme do të karakterizohet nga rrezet e diellit dhe në përgjithësi, nuk priten reshje.

Postuar: 17/07/2019 - 21:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali.Një adoleshent shqiptar, ndërsa po ecte

Postuar: 17/07/2019 - 21:39

Është marrë sërish në pyetje, Alkond Bengasi, i cili tregoi përpara grupit hetimor emrat e të për

Postuar: 17/07/2019 - 21:13

Policia e Shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për