BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Aktualitet

U përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar, flet nëna e të riut që mori pjesë në krimin monstruoz: Luisi e kishte nënë Dritën, ajo e ka rritur, e ka larë dhe ushqyer

U përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar, flet nëna e

Detaje të reja zbardhen nga krimi monstruoz në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Gazetari Ervis Kuçi ka marrë një tjetër intervistë për “BalkanWeb”, nga një tjetër familjar i viktimës. Është nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, që flet për krimin tronditës, duke kërkuar që djali i saj të vuajë dënimin.

“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë.

Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, ka thënë ajo.