Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U përfol se vdiq në burgun grek nga mbidoza, autopsia ligjore e shqiptarit zbulon fakte tronditëse

Postuar: 22/04/2019 - 17:30

Përmbyset ajo që ishte thënë fillimisht për vdekjen e një të riu shqiptar në burgun grek të Koridhalos, ngjarje ndodhur pasditen e 27 janarit të këtij viti.

Mjekësia ligjore greke ka hedhur poshtë pretendimin fillestar se shqiptari kishte humbur jetën nga mbidoza pasi u dhunua barbarisht.

Mediat greke shkruajnë gjerësisht sot se mjekësia ligjore ka zbuluar se shqiptari ka humbur jetën nga një litar në pjesën e qafës ose është mbytur me jastëk.

Shenjat e gjetura në pjesën e qafës pas autopsisë, çojnë hetuesit në përfundimin se ai është mbytur. 33 vjeçari shqiptar Bandiol Tusha, dyshohet se ka pasur probleme me kreun e të ashtuquajturës “Mafia e burgjeve” në Koridhalos, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e tij.

Tani, autoritetet janë të detyruara të marrin në konsideratë të gjitha skenarët, përfshirë vrasjen me urdhër të “shefit” të mafies brenda burgut të Koridhalos.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima.

Postuar: 22/08/2019 - 19:49

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.