BREAKING NEWS

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e njohur që bënë shumë zhurmë që pritet të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës (NJOFTMI I PLOTË)

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e
x
BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x

Aktualitet

U përfshi në një përplasje me armë pak muaj më parë, lirohet nga qelia ish-zyrtari i lartë

U përfshi në një përplasje me armë pak muaj më

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij një masë më të lehtë sigurie, atë të “Arrestit në shtëpi”.

Por, me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet në lidhje me përplasjen me armë zjarri në Kallmet dhe dosja pritet të dërgohet për gjykim. Nga veprimet hetimore të kryera, Prokuroria ka dalë më konkluzionin se ish-kreu i Njësisë Administrative ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke ndryshuar dhe akuzën ndaj tij “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative”, ndërsa Altin Marku do të përballet me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banesë më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme. Konflikti mes dy bashkëfshatarëve e kishte zanafillën më shumë se 1 vit më parë, ku ata ishin përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, për motive tërësisht banale. Prej asaj kohe, çështja mes tyre nuk ishte mbyllur dhe konflikti kishte agravuar edhe më shumë.

Më të lexuarat