BREAKING NEWS

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë ushtarake, ekonomi e shkatërruar pa jetë sociale, Songbird filmi i fundit

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë
x

Aktualitet

U përplas me "bishën luksoze" të blinduar me targa ruse, kush është shkodrani që u zhduk nga sytë këmbët?

U përplas me "bishën luksoze" të blinduar me targa
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet.
 
Fillimisht u mësua se një automjet tip G-Class i blinduar me targa ruse doli jashtë rruge dhe për pasojë u batua në njërën anë. Shoferi i automjetit ishte larguar nga vendngjarja pas aksidentit.
 
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me iniciale E.D, banues në qytetin e Shkodrës.
 
34-vjeçari, nuk ka marrë lëndime të rënda dhe aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm në spital.
 
Nga policia u dyshua fillimisht se ky person ishte me precedentë penalë dhe automjeti ishte i vjedhur. Nuk dihet nëse 34-vjeçari është pronari i mjetit luksoz.
 
Shkaqet apo rrethanat e aksidentit nuk janë zbardhur ende.
 
Njoftimi i Policisë:
 
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
 
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.