BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Aktualitet

U raportua se babai i 18-vjeçarit ndërroi jetë nga Covid, përgënjeshtrohet lajmi

U raportua se babai i 18-vjeçarit ndërroi jetë nga Covid,

Sot në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18 vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua kujtimeve të miqve me Qamilin.

Xhuliano informoi redaksinë tonë pasi u mbyll lidhja se kishte ndërruar jetë dhe Lefter Seiti, babai i Qamilit që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin e dhamë një lajm të tillë në emision, pa e verifikuar.

Ishte një gabim nga ana jonë, pasi lajmi ishte i pavërtetë. I kërkojmë ndjesë publike familjes Seitit për dhimbjen e shkaktuar. Urojmë që Lefteri të fitojë betejën e tij ndaj COVID-19./tch