
I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“U rrëzua kur zbriti nga makina/ 60-vjeçari humb jetën në spital pas sherrit! Zbardhet ngjarja e rëndë pas 8 muajsh, e pësojnë keq autorët (EMRAT)

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Është zbardhur ngjarja e rëndë në Peshkopi, ku shtetasi Nuri Basha u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital dy ditë më vonë. Krimi ndodhi në muajin qershor të vitit 2022 në Peshkopi.
Policia ka vendosur në pranga edhe 3 autorë të dyshuar të vrasjes së tij, Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci. Ata ishin nën hetim për moskallëzim krimi, dhe ishte arrestuar vetëm shtetasi Osman Torba, i cili raportohej se kishte shtyrë Nuri Basha, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda.
Megjithatë hetimet kanë marrë tjetë rrjedhë dhe tre shtetasit Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci janë vendosur në pranga rreth 8 muaj pas krimit, të akuzuar për vrasje me dashje.
“Më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.
Ditën e ngjarjes së rëndë, më 26 qershor, personat dëshmitar raportuan se viktima ishte pasagjer në një makinë dhe teksa po zbriste nga mjeti është rrëzuar duke dëmtuar kokën.
Por policia zbuloi se pranë lokalit të shtetasit L. K., në Peshkopi pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Osman Torba ka shtyrë Nuri Basha, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda.
Si pasojë e plagëve të marra 60-vjeçari humbi jetën në spital, dy ditë më vonë, mbrëmjen e datës 28.06.2022.
DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital.
Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
E. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.
Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Më të lexuarat


Procesi gjyqësor për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, çfarë ndodhi në seancë

"Autori, zyrtar i Avokaturës së Shtetit në Shqipëri, doli i lyer në gjak"/ Mediat zbardhin detajet për sulmin me thikë në Vjenë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Avokatët dhe i pandehuri dështojnë gjyqin për inceneratorin e Elbasanit

U dënua në Shqipëri për të vuajtur dënimin/ Kush është “Mbreti” i Tik Tok-ut që sfidon Britaninë me jetën vanitoze, shqiptarët të “fiksuar” pas tij

Operacione në gjithë vendin! A do të zbulohen ngjarjet kriminale? Çmontohen disa kamera në Lezhë, nën hetim një grua (EMRI)

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Nga pagesa e gjobave deri të shpejtësia në autostradë, si pritet të ndryshojë Kodi Rrugor? Zbardhen të gjithë ndryshimet

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, çfarë pritet të ndodhë sot ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Këmbimi valutor për ditën e sotme: Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në Shqipëri
