BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Aktualitet

U shfaq me kokën e ulur në gjykatë, sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ përballet me të papriturën, jepet masa e sigurisë për të

U shfaq me kokën e ulur në gjykatë, sanitarja e ‘Shefqet

Sanitarja 58-vjeçare e ‘Shefqet Ndroqit’ la dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë për të. Ajo akuzohet për korrupsion, pasi përmes mashtrimit dhe duke u hequr si infermiere i kori 8 milionë lekë vajzës së nja pacienteje me COIVD-19.

Për shkak se mungonte avokati i saj mbrojtës, gjykatësja ka vendosur shtyrjen e seancës për disa minuta, dhe Alldërvishit që të caktonte një avokat kryesisht.

Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin e gjykatës, e cila ka vendosur të lërë në burg 58-vjeçaren.

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë. Prokurori Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për tua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.