Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U shkarkua nga KPK, gjyqtari i Kushtetueses apelon vendimin

Postuar: 13/06/2018 - 14:25

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha çuditërisht pas shkarkimit nga KPK-ja, me dy vota pro dhe një kundër, ka kërkuar të apelojë vendimin. Sipas mendimit të shumicës ky gjyqtar nuk ka mundur dot të kalojë testin e pasurisë, por që sipas pakicës ai ka në pasuri e tij vetëm një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2011 për vlerën 140 mijë euro, për të cilën ka ende borxhe të pashlyera e do të mund te bëhet pronar i kësaj banese vetëm në vitin 2034.  Ndërsa sot po i njëjti institucion ka vendosur që kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili 1 javë më parë nuk e justifikonte dot pasurinë, të vazhdonte të qëndronte në detyrë. Një vendim i çuditshëm i KPK-së, që vetëm 1 javë më parë deklaroi se pasuria e Dedjes nuk justifikohej, por sot gjithçka ishte në rregull.Pas vendimit të KPK-së, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha e ka apeluar vendimin e tij. Kështu, do të jetë Kolegji Apelimit është ai që do të vlerësoj përfundimisht çështjen dhe do të vendosë për fatin e gjyqtarit Kushtetues! Gjyqtari Hoxha është një gjyqtar me një karrierë të gjatë në gjyqësor dhe që duket se gëzon besimin e publikut!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/06/2018 - 13:19

Pas afro 3 muajsh nga protesta në Rrugën e Kombit që u shoqërua me djegien e kabinave në Morinë, puna po vijon me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit.

Postuar: 22/06/2018 - 11:04

Tragjedi në një familje në Itali.

Postuar: 22/06/2018 - 10:27

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Postuar: 22/06/2018 - 10:22

Sot moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të shpeshta gjatë mesditës kur

Postuar: 22/06/2018 - 09:59

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Postuar: 22/06/2018 - 09:52

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi i është gjetur një sasi kokaine të cilën do

Postuar: 22/06/2018 - 09:24

Aksident te Kthesa e Kamzës në Tiranë.