BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

“U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”, Reshat Arbana i pikëlluar për humbjen e mikut të tij të ngushtë

“U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”, Reshat

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzos.

Në një reagim për News24, Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, humbjen e Muharrem Fejzos.

Arbana ka theksuar se Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij.

Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.