BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Aktualitet

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i

Pas disa orësh i shpallur në kërkim, Policia ka vënë në pranga ish-kreun e Kadastrës së Vlorës Klodjan Troci.

Ai dyshohet se është pjesë e skemës së falsifikimit të një sërë dokumentesh të pronësisë në Dhërmi e Himarë.

Prokuroria e Vlorës bën me dije se gjatë kontrolleve në shtëpinë e Toçit, janë gjetur prova të shumta materiale dhe një shumë prej 60 mijë eurosh.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Sipas Prokurorisë, për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.