BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

U testua dje për COVID-19, del përgjigjja për vëllain e kryeministrit Rama

U testua dje për COVID-19, del përgjigjja për vëllain e

Kanë dalë rezultatet e testimeve te klubi i Partizanit, ku tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Të tre lojtarët janë izoluar dhe sipas klubit nuk do jenë pjesë e derbit me Tiranën, edhe pse zhvillimi i tij është ende në pikëpyetje.

Mes personave që ka kryer testin është edhe vëllai i kryeminsitrit Edi Rama, Olsi Rama, testi i të cilit sipas vetë klubit të Partizanit ka dalë negativ. Olsi Rama është drejtues te skuadra e partizanit, tashmë prej disa kohësh, por duket se nuk ka pasur kontakte të afërta me futbollistët të cilët kanë rezultuar pozitiv.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Më të lexuarat