BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x

Aktualitet

U tha se Eva Dumani nuk donte të kthehej, daja rrëfen detajet rrëqethëse: Zgjodhi mes vetes dhe vëllait, nëse Endri do rrinte dhe 1 muaj në “Al Hol”…

U tha se Eva Dumani nuk donte të kthehej, daja rrëfen detajet

Daja i Eva Dumanit ka rrëfyer disa detaje rrëqethëse nga operacioni i shpëtimit të fëmijëve shqiptarë në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri.

Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, Xhetan Ndregjoni tha se nuk është e vërtetë që 14-vjeçarja Eva Dumani nuk ka dashur të vijë, por sipas tij ajo ka pasur frikë dhe presion brenda kampit.

Daja Ndregjoni theksoi se Eva bëri një zgjedhje mes vetes dhe vëllait, dhe zgjodhi të shpëtojë vëllanë, pasi ishte në gjendje të rëndë dhe nëse do të qëndronte edhe një muaj në atë kamp, nuk do të jetonte më.

“Jam gati të jap gjithçka vetëm të kthej dhe mbesën në atdhe. Nuk ka fjalë për të komentuar pamjet e momentit të takimit të nënës me Endri Dumanit. Ato pamje janë vetëm dhimbje, që na kanë shoqëruar neve prej vitesh. Shoh që qarkullon se nuk ka dashur Eva të kthehet. Eva është 14 vjeçe, unë kam humbur kontaktet me të. Që kur ka ikur s’kam reshtur. Kam arritur të kontaktoj shumë njerëz. Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz. Nuk është shumë kollaj, se jam përpjekur 7 vjet rresht. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar. Dëshira ime për ta marrë ka qenë e madhe, por garancia ishte e vogël. Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më”, tha daja.