Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“U trafikova nga trafikantët e qenieve njerëzore”/ Shqiptari fut veten në borxh dhe përfundon në burg në Britani

Postuar: 09/11/2018 - 19:23

Një emigrant ilegal i cili i tha policisë se u trafikua në Britani nga trafikantët e qenieve njerëzore u burgos pasi u kap duke punuar në një fabrikë kanabisi.

Hakik Lala do të depërtohet kur të përfundojë burgimin pasi pranoi fajin për prodhimin e kanabisit në një shtëpi në rrugën Chepstow të Newport.

Në Gjykatën e Cardiff u dëgjua se policie ishte informuar se njerëzit ishin detyruar të punonin si skllevër në pronë.

Gjykatësi Richard Williams tha se oficerët e rrethuan ndërtesën të premten, më 7 shtator dhe kapën Lalën, teksa u përpoq të ikte përmes një dritareje.

Policia gjeti një fermë të madhe kanabisi brenda ku rriteshin 250 bimë në dhoma të ndryshme.

I pandehuri 46-vjeçar, i cili u asistua nga një përkthyes në shqip gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuara rreth një muaj e gjysmë më parë.

Lala, i cili nuk kishte vendbanim të përcaktuar, tha se kishte paguar 10,000 paund për të hyrë në vend në anën e pasme të një kamioni nga Belgjika me qëllim të punonte si murator.

Kur arriti ai tha se ishte vendosur në një hotel për dy ditë dhe se i ishte marrë pasaporta.

I pandehuri i tha policisë se ishte dërguar në Chepstow Road dhe u urdhërua të qëndronte atje derisa të paguante borxhin prej 10 mijë paundësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 17:58

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë.

Postuar: 18/03/2019 - 17:22

 Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë  ku k

Postuar: 18/03/2019 - 17:15

Një aksident në të cilin janë përfshirë një kamionçinë edhe disa automjete ka ndodhur sot në aksi

Postuar: 18/03/2019 - 17:12

Forcat e policisë në kryeqytet kanë shoqëruar disa banorë të “Unazës se Madhe”, pas b

Postuar: 18/03/2019 - 17:03

Megjithëse pranvera ka ardhur zyrtarisht, marsi ka qenë disi i paqendrueshëm me motin.

Postuar: 18/03/2019 - 16:50

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona

Postuar: 18/03/2019 - 16:22

Policia ka bërë publike detaje rreth shpërthimit të një shtylle tensioni në zonën e Thumanës në F