Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
U vra nga babai në garazhin e makinës, Albert Krasniqi sapo i kishte dhënë fund martesës me ish-missin, mediat në Kosovë japin detajet nga krimi i rëndë
Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2021
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e të riut në Kosovë. Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi.
Mediat kosovare shkruajnë se një javë më parë viktima i kishte dhënë fund martesës me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi. Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri. Ata po ashtu i hoqën edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.
Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i jepnin edhe nga një shans njëri-tjetrit.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë. Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga Policia për dhunë në familje.
Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.
Postimi i fundit që Albert Kransiqi bëri në rrjetin social Instagram. Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhin e ndërtesës ku banonin në Prishtinë.
Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar i është sekuestruar dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.