BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Aktualitet

U vuri flakën fqinjve pas konfliktit, banorët të tronditur nxjerrin detaje të reja

U vuri flakën fqinjve pas konfliktit, banorët të tronditur

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku një i ri është arrestuar pasi ka tentuar t'i vë flakën banesës së komshiut.

Banorët e zonës kanë folur për banorët e zonës, të cilët kanë treguar se Ndriçim Zekthi, i cili kërcënoi fqinjin njihet si person problematik për familjen dhe të tjerët pasi e tepron me alkoolin.

Banori: Erdhi benzina deri këtu. Ai pi gjithmonë, kur pi bën ashtu. Edhe me familjen e vet.

Banorja: Unë e kam shtëpinë matanë. E mora vesh kur erdha te motra. Ka ndezur benzinën atje dhe i ka hedhur atje. Nuk ka kartelë, nuk është i sëmurë. Ka pasur konflikte më parë me familjen e vet.

Konflikti mes fqinjëve ndodhi pasditen e sotme, kur Ndriçim Zekthi kërcënoi fqinjin se do ta digjte pas një problemi mes tyre.

Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar.

Më të lexuarat