BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Aktualitet

U zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e lëshon keq gojën ndaj gazetares: Je shumë e eksituar, shko mjekohu! (REPLIKAT)

U zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder

Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e ka lëshuar gjjuhën keq ndaj gazetares. Pas mbylljes së votimit në këtë institucion, Gjinushi u pyet nga një gazetare, “Kur të lindi ambicia për të kandiduar për Akademinë e Shkencave, para reformës apo pas reformës”.

“Bashkë me lindjen tënde”, tha Gjinushi. Më tej, gazetarja ka këmbëngulur sërish, ndërsa i zënë ngushtë kryetari i ri i Akademisë së Shkencave tha, “O çupë mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje”.

Gjinushi, në momentin që mediat largojnë mikrofonat, i drejtohet gazetares, “Je shumë e eksituar, shko mjekohu’.

Ndërsa gazetarja ia kthen, “Kujdes me gjuhën ti zotëri se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. I paedukatë!”.

Kujtojmë që Gjinushi u zgjodh në krye të  Akademisë me 35 vota pro, ndërsa kandidonte i vetëm në garë.