BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

U zhduk pa lënë gjurmë! Gjendet pas 17 muajsh trupi i 36-vjeçarit shqiptar, Leart Beqiraj

U zhduk pa lënë gjurmë! Gjendet pas 17 muajsh trupi i

Trupi i 36-vjeçarit shqiptar Leart Beqiraj, i cili ishte zhdukur para 17 muajsh, është gjetur. Mediat greke bëjnë të ditur se trupi i tij është gjetur tre ditë më parë në Andro.

Leart Beqiraj u zhduk rreth 17 muaj më parë, më 10 Prill të vitit 2019.

Për zhdukjen e tij mediat e huaja raportuan se ai mund të kishte rënë në det, midis Tinos dhe Andros.

Sipas mediave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, i cili kishte hipur në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, u hodhën dyshime se mund të kishte rënë në det dhe ishte mbytur.

Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prindërit e tij.

Ai nuk kishte probleme me të tjerë, apo me autoritetet vendore. Por mbetet enigmë fakti sesi 36-vjeçari shqiptar mori një udhëtim të papritur dhe pa i thënë gjë familjes së tij, në drejtim të ishullit të famshëm Mykonos, për të punuar.

Rrethanat e zhdukjes si dhe gjetjes së trupit të tij mbeten ende të paqarta.