Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U zhduk në parkun e lojërave, 4 vjeçari shqiptar gjendet i mbytur në lumë

Postuar: 25/05/2019 - 10:30

Trupi i vdekur i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës.Djali ishte me nënën e tij, kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30. Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.

Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.
 
"Mendohet se fëmija ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach," tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser.
 
Zeneli ishte në sheshin e lojërave me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.Pas një kërkimi të kotë, Nëna lajmëroi policinë pak më vonë. Graser tha se u dyshua se Zeneli mund të kishte rënë në ujë.
 
"Lumenjtë Aabach dhe Aare kanë aktualisht shumë ujë për shkak të shirave të ditëve të fundit", – tha Graser.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:22

Fundi i muajit Shtator pritet ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme.Në ditët në vazhdim në zonat jugore-juglindore pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.

Postuar: 22/09/2019 - 18:03

Lëkundjet e tërmetit të ditës së shtunë shkaktuan dhe polemika për shkallën e vlerësimit, në Riht

Postuar: 22/09/2019 - 17:48

24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të

Postuar: 22/09/2019 - 16:49

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi Shqipërinë, vijon të raportohen dëme të shumta

Postuar: 22/09/2019 - 16:40

Tërmetet e djeshme në vend sollën dëme të shumta materiale.Në këto foto të bëra në fshatin Zhurje

Postuar: 22/09/2019 - 16:09

Tërmet i fuqishëm që ka tronditur dje Shqipërinë ka lënduar shumë persona dhe ka dëmtuar banesa e

Postuar: 22/09/2019 - 15:53

Në studion e Report Tv, sizmiologu Rrapo Ormeni, ka deklaruar se vendi nuk do të përballet me një