BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Çuan para drejtësisë grupin kriminal të vrasjeve mafioze, burg pa afat për vëllezërit Beqiraj, ja masat e gjykatës dhe detaje të reja nga dosja hetimore

Çuan para drejtësisë grupin kriminal të vrasjeve mafioze,

Gjykata e Durrësit zhvilloi dje seancën e parë për grupin kriminal me 14 persona që akuzohen se kryenin vrasje mafioze për llogari të Kasandër Nogës, një element i krimit shqiptar me reputacion të madh brenda dhe jashtë vendit. Në fund të gjyqit, trupi gjykues caktoi masën “arrest me burg” pa afat për vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët zbuluan grupin kriminal në polici, si dhe ish-policin e burgjeve Flamur Bejko. Ndërkohë, do qëndrojnë në burg për 45 ditë 10 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Porositësi”: Armand Dalipi (Daka), Pëllumb Hoxha, Idajet Hoxha, Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Kujtim Daliallisi, Gentian Sheshi, Alban Hajdari, Armando Lama, Altin Celmani. Ndërkohë, është lënë i lirë Fatjon Hajdari, vëllai i Alban Hajdarit. Personi 15-të ndaj të cilit u lëshua urdhër-arresti, Ilirjan Feçi, është kapur më herët në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Fillimisht, vëllezërit Beqiraj nuk u paraqitën në gjyq, por më pas ata u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Prania e tyre shkaktoi acarimin e të arrestuarve të tjerë. Pas një pushimi të shkurtër, seanca për caktimin e masave të arrestit vazhdoi normalisht. Dy vëllezërit Beqiraj zbuluan pas tentativës të dështuar për të marrë peng njërin prej tyre, Indritin, dy ngjarje të rënda kriminale: tentativën e dështuar për të vrarë Geron Hysenbelliun dhe dy nipërit e tij (u vra gabimisht Erion Çela në 4 janar 2022 në Don Bosko) si dhe vrasjen e Arben Mërkurit në 18 maj 2022 në Sukth. Ata akuzohen se janë paguar 3500 euro nga ish-polici Flamur Bejko për të hequr qafe dy persona. Dy vëllezërit Beqiraj raportohen se u nisën për të vrarë Aleksandër Lahon, një tjetër element krimi në Shqipëri, i akuzuar për disa ngjarje të rënda. Në kërkim nga policia janë shpallur: Agron Bejdolli, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi, Dritan Ferra (Muça, Prifti), Alban Skonja dhe Kevin Zeneli (Suçi).

Akuzat ndaj grupit kriminal Ndaj këtij grupi kriminal, prokurori Bledar Bejko i kërkoi Gjyaktës së Durrësit që të hetohen të 14 të arrestuarit për 6 veprave penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”, ”Grup i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi, dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë apo sportive”

Fatjon Hajdari: Kam armë me leje, vëllai im i njeh Beqirajt, ata kërkojnë azil Pas lirimit nga gjykata, Fatjon Hajdari deklaroi për mediat se nuk ka njohje me vëllezërit Beqiraj. Ai i konsideroi shpifje akuzat e tyre ndaj tij dhe vëllait të tij, Albanit si anëtarë të grupit kriminal. Për sa i përket raportit me ta, Fatjon Hajdari shtoi se vëllai i tij ka njohje me ta. Si shkak për arrestimin, ai përmendi faktin se jeton në një banesë me vëllain e tij, Alban Hajdarin si gjetjen e një arme me leje. Fatjon Hajdari tregoi se punon si profesor. “Njohje me vëllezërit Beqiraj? Jo, unë jo, kishte vëllai, i njeh. Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa i kam armët me leje më liruan sot. Ato tjerët, po i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje”, tha fillimisht Fatjon Hajdari. Ai i konsideroi deklaratat e vëllezërve Beqiraj si përpjekje për të mbuluar krimet ku janë përfshirë dhe për të marrë azil jashtë Shqipërisë si dhe t´u sigurohet mbrojtje nga autoritetet shqiptare. “Asnjë nuk pranoi akuzën nga ata personat, që thanë se i kena shit, i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil, të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që t´i mbrojë shteti”, tha ai.

Dosja hetimore, ja si i siguruan armët vëllezërit Beqiraj për 3 aksione Për 3 ngjarje të ndryshme, përgatitjen për eliminimin e Geron Hysenbelliut, vrasjen e Arben Mërkurit dhe goditjen me tritol të pronave të dy personave që kishin konflikt me ish-policin Flamur Bejko, janë publikuar detaje të tjera nga dosja e dëshmive të vëllezërve Beqiraj. Indrit Beqiraj tha në polici se Ilirian Feçi e Kevin Zeneli i kanë dhënë atij dhe vëllait të tij, Gentianit, 4 pistoleta të llojeve të ndryshme si dhe një makinë “Benz” me targa te huaja. Gjithashtu ata morën edhe një kallashnikov e fishekë nga Armando Daka. Për shkak se Geron Hasanbelliu ishte një objektiv i vështirë për t´u vrarë, realizimin e vrasjes e mori përsipër Kevin Zeneli, por ai goditi gabimisht për vdekje Erion Çelën (vdiq) dhe plagosi 4 të tjerë. Indrit Beqiraj deklaroi se pistoletat e blera ia ka shitur Gentian Sheshit, Armando Lamajt, Altin Çelamajt, ku nga ky i fundit ka marrë dhe dy armë “Glok”, të cilat ua ka shitur Alban Hajdarit dhe Kujtim Deliallisit. Për sulmin me tritol të dy personave në konflikt me ish-policin Flamur Bejko, vëllezërit Beqiraj blenë një pistolete nga Armando Lama dhe siguruan dinamit, tëblera nga Idajet Hoxha, me të cilin do të bashkëpunonin në aksion.

Pengmarrja e dështuar e Indritit, Agron Bejdolli u ndihmua dhe nga persona të tjerë Për tentativën e pengmarrjes së Indrit Beqirajt në 3 tetor në aksin Durrës-Tiranë nga Agron Bejdolli, ky i fundit rezulton se është ndihmuar edhe nga një automjet tjetër në pronësi të Fatjon Myrtos. Makina e Bejdollit u gjet më pas e djegur. Nga kontrollet e banesave të Alban Hajdarit dhe Blerim Elezit janë gjetur: armë gjahu, doreza metalike, shkop gome dhe lënde narkotike që iu përkisnin Fatjon Hajdarit dhe Blerim Elezit.