BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Udhëtimi me pagesë, invalidët i kërkojnë Bashës rishikimin e kontratave me operatorët e transportit

Udhëtimi me pagesë, invalidët i kërkojnë Bashës
Vendimi i Shoqatës së Transporteve për të mos njohur librezat e invaliditetit në Tiranë dhe Shkodër ka ngjallur reagimin e Shoqatës së Invalidëve. Kjo e fundit i kërkon Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Shkodrës që të marrin masa ndaj linjave të transportit publik, meqenëse janë dhe autoritetet përgjegjëse për lidhjen e kontratës. Nga ana tjetër, Shoqata e Invalidëve i bëri apel qeverisë që të mbrojë të drejtat e kësaj kategorie shoqërore me plot probleme. 
 
Invalidët: Po diskriminohemi 
 
Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë bëri dje publike për të disatën herë diskriminimin ndaj saj në lidhje me transportin qytetas, që ligji ua përcakton si përfitim falas. “Është për të ardhur keq sepse edhe në muajin Maj 2014, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat e zhvillimit të aktivitetit publik, Shoqata e Transportit Qytetas merr vendimin absurd për të mos e njohur të drejtën ligjore për udhëtimin falas të shtresave në nevojë”, deklaroi kreu i kësaj shoqate, Abdulla Omuri. Më tej, ai denoncoi dhe dhunën e ushtruar në disa raste ndaj invalidëve të punës, teksa sipas tij, ata janë zbritur dhe me forcë nga autobusët. Omuri e quajti këtë një diskriminim të hapur ndaj dhe kërkoi ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse që të ndalin revanshin ndaj tyre. “Shoqata e Invalidëve të Punës e Shqipërisë reagoi në rrugë institucionale për shkeljen e këtyre të drejtave nga operatorët privatë që kryejnë shërbimin e transportit urban, ku në disa raste është përdorur edhe dhunë psikologjike dhe fizike tek invalidët e punës duke i zbritur nga autobusët me forcë. Diskriminim i hapur njerëzor dhe mbi të gjitha edhe penal”, vijoi kreu i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri. Me keqardhje ai bëri të ditur se në bazë të verifikimeve në terren, aktualisht vetëm Tirana dhe Shkodra nuk e zbatojnë ligjin për transportin e shtresave në nevojë falas. Me këtë rast Omuri u bëri apel të gjitha njësive të qeverisjes vendore, të cilët janë përgjegjëset kryesore për zbatimin e ligjit për shtresat në nevojë, duke shtuar se të gjithë operatorët që kryejnë transportin publik lidhin kontratë me njësitë e qeverisjes vendore. “Ju bëj apel të gjithë atyre individëve të zgjedhur apo jo, që kryejnë funksione publike, të mos i politizojnë të drejtat tona dhe aq më keq të mos tallen me gjendjen tonë shëndetësore duke na ofenduar, duke na diskriminuar psikologjikisht e fizikisht”, deklaroi Omuri, duke vijuar apelin e tij më tej ndaj qeverisë, duke i kërkuar kësaj të fundit që të mbrojë të drejtat e tyre legjitime dhe të marrë masa ndaj cilit do shkelës të ligjeve në fuqi. Shoqata e invalidëve të Punës e Shqipërisë si përfaqësuesja legjitime e mbi 70 mijë invalidëve të punës në vend, pohoi se do të marrë të gjitha nismat demokratike në lidhje me mbrojtjen e të drejtave ligjore të invalidëve të punës.
 
Veliaj: Kompanitë rrezikojnë licensën
 
Nisur nga situata e krijuar në ditët e para të këtij muaji, Inspektoriati i Punës do të kontrollojë të gjitha linjat e autobusëve që detyrojnë invalidët të paguajnë biletën dhe në ato linja që do ta vërehet kjo anomali, kompanitë do të rrezikojnë licensën. Urdhri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është bërë dje me dije nga vetë ministri Erion Veliaj, lidhur me vendimin e marrë nga Shoqëritë e Transportit Publik të cilat kanë vendosur që duke nisur nga ky muaj, të mos i njohin librezat e invalidëve. Lidhur më këtë problematikë, Veliaj deklaroi se bashkia po shkel një të drejtë kushtetuese, të cilën ligji ua njeh invalidëve si të drejtë për të udhëtuar falas.
“Ajo që po bën Bashkia, duke zbritur invalidët nga autobusi, është çnjerëzore dhe e paligjshme”, tha Veliaj duke theksuar se çdo licensë e dhënë për autobusët është firmosur nga kompanitë duke pranuar faktin se kjo licensë jepet me njohjen e ligjit që invalidët të udhëtojnë falas. Ministri sqaroi se operatorët dhe bashkia kanë bërë qartazi një marrëveshje që duke i bërë presion qeverisë me zbritjen e invalidëve nga autobusi, të kenë mundësi të fitojnë më shumë para. “Ata duan të marrin grante nga qeveria, si rimbursim për këta njerëz. Por, këtu ka një problem: Bileta e autobusit në Berat kushton 100 lekë, ndërsa në Tiranë 300 lekë. Pra, qeveria qendrore nuk mund të rregullojë çmimin e biletave për çdo bashki sepse kjo është kompetencë e këshillave bashkiakë”, theksoi ministri.