BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Aktualitet

“Udhëtime jashtë vendit me personazhe të krimit”, dalin emrat me kë drekoi Arjan Ndoja pak para se t’i bëhej atentati

“Udhëtime jashtë vendit me personazhe të krimit”,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publik raportin mbi prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në Shkozet, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

Në raportin e KPK janë zbardhur të gjitha lidhjet e tij, duke nisur nga miqësitë me politikanë dhe zyrtarë të sistemit të drejtësisë, tek personazhet e botës së krimit, siç është ajo me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Në raport theksohet se ditën që i është bërë atentati, Prokurori Ndoja ka qenë duke drekuar në një restorant në Durrës me Enver Shabën dhe disa persona të tjerë, të cilët sipas sistemit “TIMS” rezulton se ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

Gjithashtu në raportin e KPK duke u referuar të dhënave të marra nga sistmei “TIMS”, thuhet se   prokurori Ndoja ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.

– Nga aktet procedurale të administruara nga ana e SPAK, subjekti Arian Ndoja dhe persona të tjerë kanë qenë duke drekuar para sulmit me z. E. Sh.

– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit, subjekti ka deklaruar se automjeti me targa **** është në pronësi të shtetasit B. K., duke deklaruar se është njohje e tij që në vitin 2005, me të cilin ka lidhje dhe shoqëri familjare.

– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit për marrëdhënien me këtë shtetas subjekti ka deklaruar se ka njohje për shkak të shërbimeve që ofron në servisin e makinave “***”, ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Më tej, ka deklaruar se dy automjetet e mësipërme kanë qenë në pronësi të shtetasit D. B. P. dhe bëhet fjalë për të njëjtin mjet.

– Në lidhje me shtetasin E. V. rezulton materiali procedural nr. ***, datë 7.4.2014, për veprën penale “pushtim i tokës”, për të cilin me vendimin e datës 2.6.2014, prokurorja P. P. ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, si dhe procedimi penal nr. ***, datë 3.6.2019, dërguar gjykatës me kërkesë për pushim për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dërgim në gjyq për veprën penale “ndotje e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.