BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

“Uji dhe dielli ndihmojnë në luftën kundër COVID-19”, Tritan Kalo zbulon medikamentin që po përdor vet prej muajit shkurt për t’u mbrojtur nga koronavirusi

“Uji dhe dielli ndihmojnë në luftën kundër

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për ‘Abc e Mëngjesit’ është shprehur se tashmë kurba e koronavirusit është në rënie në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

Kalo ka theksuar se fatmirësisht numri i të infektuarve në vendin tonë ka qenë me ritme të ngadalta, kjo tashmë tregon se ne duhet të fillojmë me lirimin sa më të shpejtë të masave shtrënguese.

“Numri praktikisht është në rënie është stabilizuar, dje kemi pasur vetëm dy shtrime dhe uroj që me këtë ritëm të dalim shumë shpejt nga kjo situatë. Masat tashmë janë drejt lirimit dhe uroj të bëhet sa më shpejt. Fatmirësisht është një trend në ulje që nuk është vetëm tek ne. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është kombinimi i vetëndërgjegjësimit të popullatës me masat e marra kanë qenë dy faktorët bazë të uljes së nivelit të infektimit dhe atyre që kemi humbur, ajo që është e rëndësishme duhet të theksojmë se numri i infektimve është i ulët, dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë ato vende që kanë aplikuar masat kufizuese kanë pasur një sukses të tillë”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera mjeku ka theksuar se tashmë qeveria për ti dhënë sa më shumë mundësi zhvillimit të turizmit është e rëndësishme që të bëjë hapa më të shpejtë dhe të guximshëm për të oksigjenuar mushkrit për ekonominë.

Gjithashtu mjeku ka theksuar se uji i detit dhe dielli janë një mënyrë e mirë që ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit.

“Uji dhe dielli janë dy elementë të favorshëm ndaj luftës ndaj Sars Cov 2. Nga ana mjekësore është e domosdoshme që njeriu të lëvizë jashtë ambientit të shtëpisë që ka një kohë të gjatë mbyllur dhe të shkojë në ambiente që ka shumë ajër siç janë periferitë”, ka thënë Kalo.

Gjithashtu Kalo pohoi se prej datës 1 shkurt ka nisur përdorimin e hidroklorokinës, bazuar në një protokoll mjekësor.

 

Kalo tha se ka nisur përdorimin e hidroklorokines si profilaktik, nuk ka pasur asnjë efekt anësor dhe ka rezultuar si mbrojtës ndaj Covid-19.

“Kam nisur përdorimin e hidroklorokinës si profilaktiv, dy herë në javë ose 400 mlg, bazuar në protokollet mjekësore.

Ky preparat nuk përdoret për të sëmurët kardiakë dhe në momentin që shfaqen probleme anësore ndërpritet përdorimi i saj.

Edhe në spitalin Infektiv për pacientët që janë trajtuar për Covid-19, pasi i janë nënshtruar analizave të zemrës, janë trajtuar me hidroklorokinë”, tha Kalo.

Gjithashtu ai pohoi se është e pakumtimtë mbyllja e Parkut të Liqenit apo e plazheve, por kërkoi nga qytetarët respektimin e masave.

“Duart duhet të lahen 6 herë në ditë minimalisht, të respektohen ato që konsiderohen distanca sociale, unë nuk e kuptoj sepse merren vendime për mbylljen e plazheve apo kodrave, përfshi këtu edhe Parkun e Liqenit”, tha Kalo.