
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Ngricat mbërthejnë vendin, nga jugu në veri zgjohen të zbardhur nga dëbora, ja si paraqitet situata në Kukës, Dibër, Tropojë, Korçë dhe Pogradec

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Prej mbrëmjes së djeshme temperaturat në vendin tonë kanë shënaur një rënie të ndejshme sidomos në zonat malore. Në Qarkun e Dibër, rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që vendi të mbërthehet nga akulli.Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore.
Situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Sall – Dardhë, Reç e Sllovë ku trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm.
E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.
Ndërkohë rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa probleme.
Tropoja me temperatura nën zero
Në disa zona të pellgut të Tropojës temperaturat shënojnë aktualisht 5 gradë celsius dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Nga 14 fshatra, 5 janë pa energji elektrike prej ditësh.
Sakaq në disa pjesë të zonave të thella malore temperatura shkon deri në -8 gradë celsius.
Dëbora lë pa drita fshatrat e Kukësit dhe Tropojës
Thuajse e njëjta situatë raportohet edhe nga Kukësi e Tropoja, ku ka pasur reshje të dendura të dëbore, ku ka sjellë edhe problemet e para.
Trashësinë e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm, ndërkohë që rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura.
Probleme me energjinë elektrike ka pasur në zona të thella malësore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbon, fshati Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë.
Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.
Korça dhe Pogradeci janë zgjuar të zbardhura nga dëbora dhe pa energji elektrike.
Më të lexuarat


Vrasja e 4 protestuesve më 21 Janar, Artan Hoxha zbulon lëvizjen surprizë të Policisë së Tiranës që pritet të tronditë politikën: Ndodhi nën mbikëqyrjen direkte të Sandër Lleshajt!

Kthesa e befasishme e motit për sot

“Ia mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën (FOTO)

“Jam komplet e habitur”, Aida Shtino kap detajin dhe del me reagimin e papritur për emërimin e Joe Biden si President i SHBA-së (FOTO)

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan: Më dilte një këmbë ure që nuk ekzistonte dhe...

E trishtë/ COVID-19 i merr jetën artistit të madh shqiptar, vajza e tij rrëqeth me dedikim e saj: U shua shtylla e familjes sonë! (EMRI+FOTO)

Dyshohet se pastronin paratë e drogës përmes fajdeve, prokuroria u sekuestron 2 vëllezërve 5 milionë euro pasuri

Shtohet misteri për zhdukjen e biznesmenit italian, telefoni i tij vijon të bjerë, analiza e ADN do të vulosë gjithçka

“Sot në postë ishte surpriza e radhës nga atdheu”/ I befasuar nga ajo që i mbërriti në shtëpi, Dritan Zagani lëshon paralajmërimin e fortë: Ky është momenti i së vërtetës! (FOTO)

“I vrau Sali Berisha”, Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas ‘bombën’: Ilir Meta u shfaq me zë dhe figurë!
